vaj shege

VAJ SHEGE:
Dobite e tij:
-Në simptomat e pleqërisë tek femrat, sa që ai ndihmon në mjekimin e sëmundjeve vaskulare të zemrës, dobësisë së kockave që vjen si rezultat i mungesës së hormonit estrogjen. -Mbron nga kanceri i gjirit, kanceri i vezoreve dhe i mitrës, për shkak se ai përmban substanca hormonale të ngjashme me estrogjenin

vaj majdanozi

Bima e majdanozit bën pjesë tek bimët apo erëzat shumë të njohura për mjekimin e disa sëmundjeve. Ajo njihet në terminologjinë shkencore me termin Crispum Petroselinum që i përket familjes së bimëve ombrellore.
Të gjitha pjesët e kësaj bime janë të shfrytëzueshme dhe të përdorshme, përfshi këtu edhe farat.
Vaji i majdanozit është një preparat 100% natyral, që nxirret nga farat, rrënjët, kërcelli dhe gjethet e freskëta të shtrydhura në gjendje të ftohtë për të mos ndryshuar asgjë në strukturën e tij kimike dhe për të siguruar efikasitet maksimal në përdorimin mjekësor.
Përbërja:
Vaji i majdanozit është vaj i avullueshëm dhe përbëhet nga disa vitamina dhe minerale.
1. Si vaj i avullueshëm ai përmban:
- Përbërje Apiole dhe Myristian të cilat ndihmojnë dhe normalizojnë procesin e menstruacioneve tek femrat.
- Përmban Bergapten.
- Flavonidate ku ndër më të rëndësishmet njihet Apiin-a.
2. Vitamina: vitaminë C (që rrit imunitetin e trupit në rate ftohjesh) në nivel katër herë më shumë nga sa gjendet tek limoni; vitaminë A (që ndikon në rritjen e fuqisë seksuale dhe fuqizon shikimin), si dhe grup-vitaminën B ku përfshihen B1, B2, B3 dhe B6.
3. Disa minerale si hekur dhe kalcium.
4. Së fundmi është zbuluar se vaji i majdanozit përmban një substancë të quajtur Psoralin e cila ndihmon në mjekimin e kancerit në përgjithësi dhe atij të lëkurës në veçanti.
Veçoritë dhe indikimet:
Ndër veçoritë më të rëndësishme të këtij vaji që kanë provuar studimet evropiane, ekskluzivisht ato të bëra në Francë është se ky vaj ndihmon në rastet e spazmave nefrike (të veshkave, duke pakësuar dhimbjet e tyre), shkrin gurët dhe shton vëllimin e urinës, ndihmon në rastet e sterilitetit mashkullor dhe femëror dhe në përdorimin e jashtëm pastron lëkurën nga puçrrat e moshës së pubertetit.
Përdorimet kryesore:
Gjallëron aktivitetin e mitrës dhe ndihmon në normalizimin e ciklit menstrual tek femrat (ndalohet përdorimi i tij në sasi të mëdha tek femrat shtatzëna).
Qetëson krizat e veshkave, shkrin gurët, pastron rrugët urinare dhe rrit fluksin e urinës.
Ndihmon në rastet e kolitit dhe sëmundjeve të mëlcisë e shpretkës, si dhe largon gazrat e stomakut.
Ndihmon në mjekimin external të infeksioneve të gjirit dhe gonorresë tek femrat.
Ndihmon në rastet e infeksionit të lëkurës dhe kur ajo mbledh qelb, sidomos kur përzihet me vajin e gjetheve të ullirit dhe të susamit.
Pastron lëkurën dhe heq puçrrat e pubertetit kur përdoret veçmas ose i përzier me vajin e gjetheve të ullirit me susam dhe Hejl.
Rregullon qarkullimin e gjakut dhe ul temperaturën, në mënyrë të veçantë kur përzihet me vajin e gjetheve të ullirit dhe farave të rrushit.
Ndihmon në fitimin e elegancës dhe në dobësim, për shkak të veçorisë së tij që shton vëllimin e urinës. Shkrin yndyrnat dhe ka efektshmëri më të lartë në rastet e obesitetit (mbipeshës ekstreme), sidomos kur përzihet me vajin e rrepkës, vajin e selinos, vajin e farave të lirit dhe vajin e xhoxhobas. Një lugë e madhe para çdo vakti, për një periudhë njëmujore.
Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml.
Ruhet në temperaturën 15° C
Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve

vaj mendre(mint,peppermint)

VAJ MENDRES (Mint, Peppermint):
Dobitë dhe përdorimi:
-Përdoret për mjekimin e aparatit tretës: qetëson stomakun në rast fryrjesh dhe gazrash, si dhe ndihmon në rastet kur haset vështirësi në tretjen e ushqimit, për shkak se shton sekretimin e lëngjeve tretës në stomak dhe zorrë. Merren 10 pika në mëngjes dhe në mbrëmje në një gotë ujë ose të përziera me vaj ulliri.
-Vepron efektivisht ndaj acarimeve (kontraktimeve) të zorrës së trashë. Përdoren 10 pika në një gotë ujë të vakët nga goja, ose me klizmë nga rruga anale sipas rastit.
-Ndihmon mjekimin e astmës dhe kollës: përzihet 1ml. vaj mendre, 1ml. vaj lisni, 1 ml. vaj glikanxo dhe 20 ml. vaj xhenxhefili dhe merret në masën 1 lugë e madhe për të rriturit dhe një lugë e vogël për të vegjlit.

vaj Xhoxhobës

VAJI I XHOXHOBES:
1- Ndihmon për qetësimin dhe largimin e puçrave, kokrave me qelb, akneve në fytyrë dhe trup.
2- Për ta realizuar këtë duhet përgatitur një maskë e njomë e përbërë nga vaji i Xhoxhobës duke përdorur:
6 masa vaji të Xhoxhobës, plus një masë nga vaji i >>> i grurit, një masë nga vaji i kaktusit dhe një masë nga vaji i trëndafilit (uerdit). Kjo përzierje trazohet dhe përdoret çdo ditë në mbrëmje përpara gjumit nëse lëkura është e yndyrshme dhe mund të përdoret në mëngjes nëse lëkura është e thatë. Shto këtu edhe mundësinë që të përdoret si një pastrues i makjazhit për gratë, gjë e cila e ndihmon lëkurën dhe qafën dhe në largimin e rrudhave.
3- Kokrat me qelb dhe aknet mund të pastrohen duke përdorur përzierjen:
5 masa nga vaji i Xhoxhobës, një masë nga vaji i kanellës, një masë nga vaji i karafilit, një masë nga vaji i nenexhikut (na’nasë) dhe një masë nga vaji i livandos. Me të lyhet disa herë ditë derisa të largohen aknet dhe kokrat me qelb.
VAJI I FARAVE TE XHOXHOBES:
Dobitë e tij:

Vaji i Xhoxhobës dallohet për forcën e tij për të aktivizuar proçeset e ndërtimit të qelizave në lëkurë, rregullon mekanizmin e ekulibrit të lagështisë dhe siguron një mbrojtje natyrale kundër faktorëve të jashtëm si p.sh: nxehtësia, lagështia dhe pluhurat. Gjithashtu ky vaj konsiderohet një lëndë natyrale për një numër të ndryshëm bakteriesh dhe mukozash.
Vaji i kokrave të Xhoxhobës ndihmon në uljen e tempit të sekretimit të vajrave në lëkurën yndyroze. Kjo veçori vjen si rrjedhojë e aftësisë së vajit për t’i dhënë mekanizmave të trupit iluzionin e ekzistencës së një sasie të mjaftueshme të sekretimeve yndyrore, sepse baza dhe struktura e tij i ngjajnë shumë bazës dhe strukturës përbërëse të këtyre sekretimeve.

vaj Kastori

VAJ KASTORI:
Dobite e tij:
Eshte shume i dobishem per kapsllekun dhe kolitin si dhe ndihmon ne pastrimin e zorres se trashe.Eliminon krimbat dhe lamjet si dhe ndihmon grate shtatzena qe te kene nje lindje sa me te lehte dhe normale.

vaj xhinxher

Ndihmon në trajtimin e problemeve të stomakut dhe  për probleme të frymëmarrjes

vaj ekualipti


 I njohur  për përfitimet e tij të shumta shëndetësore, është jashtëzakonisht i dobishë
m në trajtimin e disa probleme të frymëmarrjes si astma, të ftohtë, kollë, bronkit, sinusit.