vaj qepe

Vaj Qepe
 Vaji i qepës ka erë dhe aromë të vëçantë. Ai është një preparat 100 % natyral i cili nxirret nga
shtrydhja e farave të qepës dhe bimës së qepës në gjendje të ftohtë,
për të mos pësuar ndryshime në strukturën kimike dhe për të siguruar efektshmëri maksimale në përdorimin
mjekësor.Është zgjedhur shtrydhja e farave të qepës bashkë me qepën për shkak të pranisë së shumë
substancave të dobishme tek farat dhe një pjese tjetër tek vaji eterik (shumë i avulleshëm) i qepës, me
qëllim për të dhënë një vaj sa më efikas që t’i përfshijë të gjithë përbërësit e dobishëm.

Përbërja:
- Është vaj eterik me përmbajtje organike sulfurore.
- Përmban glikocide më të rëndësishmet selarin a dhe selarin b.
- Përmban substancën glukonin e cila është e ngjashme me insulinën dhe ka të
njëjtin efekt mbi nivelin e sheqerit në gjak.

- Përmban minerale dhe kripëra si sodium, potasium, kalcium, fosfor dhe një grup
vitaminash si vitamin A dhe vitamin C.



Dobitë dhe përdorimet:

1. Përdoret për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës:

- Infektimet dhe acarimet e lëkurës që vijnë si pasojë e kancerit të lëkurës: vaji i qepës përdoret në këtë rast
i përzier në raportet 1:1 me vajin e gjetheve të ullirit, vajin e susamit dhe vajine rrepkës.

- Në trajtimin e të thatit dhe çibanëve: Vaji i qepës përzihet me vajin e ullirit dhe ngrohet pak. Pasi lyhet me to
vendi, ai fashohet dhe pastrohet çdo ditë deri sa të dalë i tërë qelbi. Pas kësaj faze përdoret vaji i kaktusit
bashkë me vajin e farës së zezë për t’u mbushur vendi i të thatit me tul.

- Në trajtimin e lezeve, lythave: Përzihet vaji i qepës me pak uthull dhe lyhet vendi për disa ditë deri në
shkuljen e lythave.
- Për trajtimin e puçrrave të pubertetit: Vaji i qepës përzihet me vajin e xhoxhobas dhe vajin e Hejlit në sasi të
barabarta prej secilit dhe lyhet vendi i puçrrave çdo ditë.
- Për trajtimin e ekzemave: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin elisënit, vajin e hojeve të bletës
dhe të farës së zezë dhe lyhet regjioni i ekzemës çdo ditë para gjumit.
- Për trajtimin e plagëve të qelbëzuara: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin e gjetheve të ullirit
me susam dhe të hojeve të bletës me farën e zezë dhe lyhet vendi.
- Për trajtimin e rënies së flokëve: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin e Hilbes dhe vajin e
gjetheve të ullirit me farat e rrushit dhe fërkohet me të lëkura e kokës dy herë në
javë.
- Për zhdukjen e morrave dhe thërrijave: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin e majdanozit dhe
vajine susamit dhe lyhet me të koka ose lëkura e saj, minimalisht 2 orë përpara
larjes.
2. Vaji i qepës përmban antibiotikë të fuqishëm sidomos kundra mikrobeve të turbekulozit, sifilizit dhe
gonorrhesë. Është për përdorim të brendshëm në mjekimin e kollës së mirë dhe imflamacionit të
mushkërive, si dhe ka përdorim të jashtëm, duke lyer me të pjesën e kraharorit.
3. Normalizon përqindjen e sheqerit në gjak për shkak se përmban substancën glukonin e ngjashme me
insulinën dhe që ka po të njëjtin efekt mbi përqendrimin e sheqerit në
gjak.
4. Për energji dhe gjallëri: Marrja e një luge vaj qepe, e përzier me vaj rrepke dhe vaj të farave të grurit dhe
vajin e lakërores në raporte të barabarta çdo ditë ofron ndjesinë e të qenit aktiv, i gjallëruar dhe plot
energji.
5. Përdoret në rastet e sterilitetit dhe për forcë riprodhuese gjenitale: Përdoret një përzierje e vajit të qepës
me vajin rrepkës e përzierë me një sasi të njëjtë mjalti, çdo ditë nga një
lugë.
 6. Për trajtimin e reumatizmës përdoret për lyerje një përzierje e vajit të qepës me vajin e rrepkës dhe të
dafinës.
 7. Për dhimbjen e kokës dhe migrenë: lyhet balli dhe tëmthat me përzierjen e vajit të qepës me vajin e
mërsinës dhe të kanellës.


   Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.