Vaj lavanderi

Vaj Livandos
Bima e livandës apo siç njihet ndryshe trumza e butë është bimë shumëvjeçare,
me degë të shumta e të thjeshta, me gjethe vezake ose edhe të zgjatura si heshtë,
që bën lule të kaltra me erë të mirë dhe shije të hidhur. Pjesët e përdorshme të saj
janë lulet.

Esenca e vajit të livandës është preparat 100 % natyral që nxirret nga vetë lulet e
kësaj bime, në formën e një vaji aromatik. Ai përgatitet në gjendje të ftohtë për të
ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e
tij mjekësor.
Përbërja:
Është vaj aromatik, përmban vaj eteror.

Dobitë dhe përdorimet:
 Si vaj aromatik ai është shumë i vlefshëm dhe i dobishëm në qetësimin e nervave, freskim dhe përmirësim
të gjendjes emocionale. Mund të përdoret gjatë dushit pas një dite të lodhshme pune për të larguar lodhjen
dhe për t’u ndjerë i ftilluar. Është nga vajrat e pakët që mund të përdoret ashtu siç është drejtpërdrejt mbi
lëkurë për qetësim dhe shlodhje.
 - Vaji livandës përdoret në raste e dhënies së ndihmës së shpejtë dhe vendoset mbi plagët, të çarat,
vendpickimet e insekteve dhe djegiet e vogla.
 - Është ilaçi ideal për puçrrat e pubertetit dhe të fytytrës. Për këtë qëllim përdoret përzierja si vijon: 5
ml. vaj livande + 1 ml vaj karafili + 1 ml vaj kanelle + 10 ml. vaj xhoxhobe. Lyhet me këtë përzierje çdo
ditë para gjumi dhe pas larjes së fytyrës me ujë dhe me sapun.
 - Është shumë efektiv në mjekimin e djegieve nga dielli dhe lëkurës së ekspozuar: Përgatitet një
përzierje në raporte të drejtë të këtij vaji me vajin e xhoxhobës, vajin e kamomilit dhe vajin e kaktusit.
 - Në përdorimin e brendshëm shërben për largimin e gazrave dhe për këtë gjë duhet përzier me vajin e
mendrës, vajin e lisënit dhe vajin e kemunit.


Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.