Vaji nga farat e kungullit, ilaç i mrekullueshëm natyror

Vaji nga farat e kungullit, ilaç i mrekullueshëm natyror
Farat e kungullit janë burim i pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminë K. Zbuloni përparësitë shëndetësore të farave të kungullit dhe konsumoni ato për shëndetin tuaj.
Zbusin simptomat e menopauzës 
Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.
Mundin kancerin 
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator.Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
Shëndeti i prostatës 
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
Lehtesojne artritin
Shkencetaret kane vertetuar se farate  kungullit kane ndikim anti-inflamator, qe zbut simptoma e artritit. Nese vuani nga artriti, per cdo dite konsumoni rreth 30 grame fara te kungullit, ne menyre qe te lehtesoni simptomat e tij.

Jane te mira per humbje te peshes
Jane burim i pasur me fibradhe proteina, materie te cilat jane te rendesishme per humbje te peshes. Vetem 30 grame fara te kungullit permbajne rreth 5 grame proteina, gje qe do t’ju mbaje te ngopur per nje kohe te gjate. Megjithate, duhet ti konsumoni me kujdes, sepse nje filxhan me fara permban rreth 285 kalori.
Mbrojne nga diabeti
Farat e kungullit jand te pasura me acide te pangopura yndyrore. Shekncetaret kane konstatuar se jane efikase ne rregullimin e nivelit te sheqerit ne gjak dhe rritjes se ndjeshmerise se organizmit ndaj insulines. Eksperte te shumte diabetike u rekomandojne fara te kungullit si ushqim per konsumim te perditshem.
Reduktojne kolesterolin
Studimet kane zbutur se farat e kungullit mund te reduktojne nivelin e kolesaterolit te keq per 13 per qind, ndersa nivelin e kolesterolit te pergjithshem per 10 per qind. Gjithashtu e reduktojne rrezikun nga ktijimi i drockave te gjakut, semundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit ne zemer dhe ne tru.