Vaj Karrote
Vaji i karrotës, që prodhohet nga, është një preparat 100%
natyral. Ai nxirret nga
fruta e karrotës dhe farat e saj, të cilat shtrydhen në
gjendje të ftohtë,
për mos t’i ndryshuar strukturën e saj kimike dhe për të
siguruar efektivitet maksimal në
përdorimin mjekësor. Vaji i karrotës është një burim i pasur
i karotinës që është
substancë e domosdoshme në fuqizimin e shikimit me të llojet
e saj alfa dhe
betakarotinë.
Efektet dhe indikimet:
1. Vaji i karotës ndihmon në zbutjen e lëkurës, si dhe gjen
përdorim në mbrojtjen e lëkurës
nga rrezet ultraviolet pas një ekspozimi të gjatë në rrezet e
diellit. Pra mbron nga dalja e
flluskave të parakohshme dhe i jep lëkurës freski, duke e
mbrojtur gjithashtu ngjyrën
dhe delikatesën e saj. Vaji i karotës është i dobishëm për të
gjitha llojet e lëkurës.
2. Ndihmon në të gjitha traumat e lëkurës sidomos ekzemat dhe
intertrigon. Ai gjithashtu
është i dobishëm në rastet e shpërthimit të puçrrave si
rezultat I ndonjë alergjie ndaj
produkteve ushqimore dhe mjekësore. Ky lloj vaji ndihmon
gjithashtu rastet e lëkurës shumë alergjike.
3. Fuqizon shikimin: substanca betakarotinë, e cila gjendet
me shumicë në vajin e karotës, transformohet në
mëlçi në vitaminë A, e cila është shumë herë më efektive dhe
e dobishme për trupin në këtë mënyrë të
përftuari se sa të merrej nga goja në mënyrë të
drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë vaji ndihmon në rastet e
sëmundjes së njohur me emrin verbimi i natës, parandalon
dobësimin e shikimit dhe ndihmon shumë në
forcimin e shikimit tek fëmijët që janë në fazën e rritjes.
4. Karotina e pranishme në sasi të mëdha në vajin e karotës
fuqizon procesin e rigjenerimit të indeve dhe
qelizave. Ndihmon në zhdukjen e rrudhave të fytyrës dhe të
ballit dhe parandalon dobësimin e lëkurës si dhe
forcon thonjtë dhe rrënjët e flokëve.
5. Ndihmon në shmangien e acidit urik nga gjaku; në sëmundjen
e cermës.
6. Ndihmon në eliminimin e infeksioneve intestinale dhe
mjekimin e ulcerës, ngase pakëson aciditetin e
stomakut. Fuqizon mëlçinë dhe parandalon verdhëzën.
7. Zbut zërin dhe pastron kordat vokale.
8. Vaji i karrotës është burim i rëndësishëm i karotinoidëve
me të dy llojet e tyre alfa dhe betakarotinë. Këto dy
substanca janë bërë objekt i gjerë studimi për dobitë e tyre
në parandalimin dhe luftimin e kancerit.
Ruhet në temperaturën
15° C